Nga Gazeta 'SI' - Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj ka prezantuar një skemë të re në ndihmë të fermerëve dhe investimeve në sektorin bujqësor.
Skema do të mbulojë deri në 50% të masës së investimit në bujqësi, blegtori dhe akuakulturë.
Ministrja sqaroi se skema do të ketë disa kritere për t’u bërë përfitues.
“Konkretisht, përsa i takon serrave diellore masa e përfitimit do të jetë jo më shumë se 15 milion lekë/ha për serrat e prodhimit të perimeve, 8 milionë lekë për ha për serrat e prodhimit të rrushit në tavolinë, 4 milionë lekë/ ha për serrat tunelet plastike të prodhimit të luleshtrydheve dhe masa e përfitimit në raport me një investim shumë të rëndësishëm që ne kemi shtuar këtë vit për fokusin e investimit në rrjetat për të mbrojtur pemët frutorë nga breshëri, i cili ka sjellë në 2-3 vitet e fundit dëme për të gjithë zonat, sidomos në pjesën lindore dhe jugore të vendit. Një masë e përfitimit, e cila do të jetë jo më shumë se 1.5 milion lekë/ ha do të shkojë për rrjetat antibreshër. E kështu, do të kemi mundësi të ruajmë produktin shqiptar dhe nga ndryshimet dhe kushtet klimatike që sot ballafaqohemi çdo ditë e më shumë”, tregoi Denaj.
Ministrja tha se për këtë vit skema ka në dispozicion 500 mln lekë dhe do të nisë aplikimi më 1 tetor. Informacionet dhe procedurat dot të mundësohen pran pikave agro, të menaxhuara nga AZHBR.
“Me marrjen e përfitimit të përgjigjes positive, nëse kushtet plotësohen mund të ketë një pagesë të menjëhershme përgjatë këtij viti në masën 30%. Është shumë e rëndësishme që të gjitha kushtet të cilat do të jenë të paraqitura në faqet tona të ëebit të ministrisë, të AZHBR-së dhe nëpërmjet një aplikimi i cili do të jetë vetem online të jetë përgjatë gjithë kohës në standardet e kërkuara sipas një VKM-je të aprovuar ditën e sotme”, përfundoi ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.