Menaxhim

Shqipëria, vendi më pak i shqetësuar për mjedisin në rajon. Ajri dhe mbetjet ‘meraku’ i shqiptarëve

Nga Gazeta 'SI' - Shqiptarët janë më pak të shqetësuarit në rajon për mjedisin, sipas gjetjeve të Barometrit të Ballkanit. 

Pjesa më e madhe e shqiptarëve të anketuar, 42% shohin si problem ndotjen e ajrit, por kjo është norma më e ulët ndër vendet e rajonit ku mesatarja është 57%.

Shqetësimi i dytë më i madh i shqiptarëve është menaxhimi i mbetjeve, 37% njësoj sa mesatarja e rajonit.

Zhurma dhe trafiku janë dy probleme të tjera për shqiptarët, respektivisht me 32 dhe 30%. 24% e shqiptarëve shqetësohen për ndotjen e ujit, ndërsa mesatarja e Ballkanit është 43%.

Ndërkohë, 37% e shqiptarëve pranojnë se nuk kanë marrë asnjë nismë personale për të luftuar problemet e klimës, por mund ta bënin në të ardhmen. Kjo është norma më e lartë ndër vendet e Ballkanit.

29% thonë se janë të kujdesshëm në përdorimin e ujit, 26% përdorin transportin publik dhe 23% ecin për në punë ose përdorin biçikletën.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë