Ne rrjet

Çfarë janë biper-at që shpërthyen dhe pse i përdor Hezbollahu?

Pas sulmit me sa duket të koordinuar në Liban, ku shpërthyen biperat që u përkisnin anëtarëve të milicisë terroriste Hezbollah, kjo organizatë akuzoi Izraelin se ka depërtuar në sistemin e saj të komunikimit. Biperat janë pajisje të vogla komunikimi dhe ishin pararendës të telefonave celularë. Nëse dikush dëshiron të flasë me dikë, ai i dërgon personit tjetër një zile ose mesazh të shkurtër në biper. Biperat përdoreshin gjerësisht, sidomos në vitet 1980. Por zhvillimi i telefonëve celularë i bëri ata në masë të gjerë të panevojshëm.

Pse i përdor Hezbollahu biperat?

Arsyeja pse milicia Hezbollah i përdor biperat në një shkallë të gjerë është e thjeshtë: ndryshe nga telefonat celularë apo telefonat inteligjentë, vendndodhja e biperave nuk mund të përcaktohet. Sepse një biper i zakonshëm është thjesht marrës sinjali, i cili nuk është i regjistruar në ndonjë rrjet. Ndërkohë që nga ana tjetër aktivizimi i të gjithë biperave në të njëjtën kohë në një zonë të caktuar nuk është problem.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë