Kryeministri Edi Rama, në takimin e zhvilluar me drejtuesit politik të qarqeve dhe kryebashkiakët, ka kërkuar identifikimin e emigrantëve se në cilat shtete janë vendosur, si dhe vendosja e një koordinatori në çdo bashki që të merret specifikisht me këtë çështje.
Po në kuadër të zgjedhjeve, bazuar mbi sondazhet e brendshme të partisë, Rama ka kërkuar punë këmbëngulëse me elektoratin gri pra të pavendosurit, që sa duket janë vetëm në rritje.
Jo vetëm në këtë takim por në çdo forum të PS raportohet se është ngritur si shqetësim pjesa e sondazheve të brendshme, që do të kenë si target elektoratin gri
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.