Nga Gazeta ‘SI’ – Shqiptarët rezultojnë qytetarët më të kënaqur në rajon, sipas Barometrit të Ballkanit 2024.
Sipas treguesve, 50% e shqiptarëve janë të pakënaqur me situatën e tyre ekonomike, ndërsa 30% janë të kënaqur. Këto shifra janë më pozitive krahasuar me vendet e tjera fqinje. Por gjendja e shqiptarëve duket se është përmirësuar krahasuar me një vit më parë, kur vetëm 24% ishin të kënaqur.
Në tregues më mikro Shqipëria është më keq se vendet e rajonit. 53% e shqiptarëve nuk kanë pasur mundësinë për të bërë të paktën 1 javë pushime në vitin e fundit. Ndonëse nga një vit më parë, ky tregues është ulur, mbetet më i lartë se në vendet e tjera të rajonit, përveç RMV-së, që është po 53%.
Në matjen e situatës financiare të familjeve, 20% e shqiptarëve e përshkruajnë si keq ose shumë keq. Një vit më parë, ky tregues ishte 41%. Më keq renditet Maqedonia e Veriut me 32% dhe më pas Serbia me 21%.
Gjithsesi, shqiptarët mbeten optimistë për të ardhmen, me 38% që presin përmirësim të situatës financiare dhe 14% përkeqësim. Shqiptarët e Kosovës janë po ashtu tepër optimistë me 39% që presin që situata ekonomike të bëhet më mirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.