Bota

Trump zotohet se do të dëbojë emigrantët e Haitit nga Ohajo nëse zgjidhet

Kandidati republikan presidencial Donald Trump u zotua se do të kryejë dëbime masive të emigrantëve nga Haiti që jetojnë në Springfield të Ohajos, edhe pse shumica e tyre ndodhen legalisht në Shtetet e Bashkuara, raporton Reuters.

Qyteti për ditë të tëra e ka gjetur veten në qendër të një vorbulle të mediave sociale mbi pretendimet e rreme se të ardhurit nga Haiti po hanin kafshë shtëpiake.

"Ne do të bëjmë deportime të mëdha në Springfield, Ohio," tha Trump në një konferencë shtypi në resortin e tij të golfit pranë Los Anxhelosit.

Shumica e 15,000 haitianëve në Springfield janë atje ligjërisht. Premtimi i kahershëm i Trump për të kryer deportime masive zakonisht i referohet atyre në vend në mënyrë të paligjshme.

Trump nuk e përsëriti pohimin që bëri gjatë debatit presidencial të së martës me demokraten Kamala Harris se emigrantët po hanin qen dhe mace, vërejtje për të cilat  janë tallur gjerësisht.

Dy shkolla fillore u evakuuan dhe një shkollë e mesme në Springfield u mbyll të premten pas kërcënimeve anonime me bomba kundër komunitetit për të dytën ditë radhazi, sipas ABC News.

Në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Joe Biden kërkoi që të pushojnë sulmet ndaj komunitetit Haitian.

"Është thjesht gabim. Dhe duhet të ndalet - ajo që ai po bën. Duhet të ndalet," tha Biden.

Administrata Biden zgjati Statusin e Mbrojtur të Përkohshëm për qindra mijëra haitianë në Shtetet e Bashkuara në qershor, një program i vjetër dekadash që mbron emigrantët e ligjshëm nga dëbimi dhe u jep atyre leje pune. Luftërat e bandave në Haiti kanë zhvendosur mbi gjysmë milioni njerëz dhe gati pesë milionë po përballen me pasiguri të rëndë ushqimore.

Trump ka përmendur tensionet në Springfield si një shembull tjetër i nevojës për politika të vijës së ashpër të imigracionit. Fluksi i Haitianëve ka nxitur ekonominë, por gjithashtu ka tensionuar shërbimet sociale.

"Jam i zemëruar për emigrantët e paligjshëm nga Haiti që pushtuan Springfield, Ohio?" tha Trump në një tubim në Las Vegas, më vonë të premten.

Udhëheqësit e komunitetit Haitian në të gjithë Shtetet e Bashkuara thanë se komentet e kandidatit republikan mund të rrezikojnë jetët dhe të nxisin më tej tensionet në Springfield.

"Ne kemi nevojë për ndihmë, jo urrejtje," tha kryetari i bashkisë së Springfield Rob Rue për ABC News.

Zyrtarët e qytetit thonë se nuk kanë marrë asnjë raport të besueshëm se dikush ka ngrënë kafshë shtëpiake. Karen Graves, një zëdhënëse e qytetit, tha se ajo nuk ishte në dijeni të urrejtjes që kishin në shënjestër banorët e Haitit, por se disa kishin qenë viktima të vjedhjes se pronës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë