Nga Gazeta ‘Si’-Hamasi iu përgjigj pretendimeve në mediat amerikane se grupi palestinez u paraqiti kushte të reja ndërmjetësuesve për lirimin e robërve izraelitë.
Zëdhënësi i Hamasit, Basem Naim tha se zyrtarët amerikanë që vepruan si burime për historinë i kanë “helmuar negociatat”.
“Hamasi nuk u ka paraqitur asnjë kusht të ri ndërmjetësuesve, as për çështjen e të burgosurve dhe as për ndonjë çështje tjetër. Lëvizja ripohon përkushtimin e saj ndaj asaj që u ra dakord më 2 korrik të këtij viti, e cila u bazua në propozimin e Presidentit Biden dhe Rezolutën nr. 2735 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Naim për Al Jazeera.
“Ne jemi të gatshëm të negociojmë menjëherë masat e zbatimit për këtë marrëveshje.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.