Allan Lichtman, historiani i quajtur ndryshe “Nostradamusi” i zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara, bashkë me sizmologun rus Vladimir Keilis-Borok, krijuan modelin “Çelësat e Shtëpisë së Bardhë” në 1981, thuajse e pagabueshme për të treguar presidentin e ardhshëm amerikan. Profesori i historisë në Universitetin Amerikan të Uashingtonit parashikoi fitoren e Donald Trump në vitin 2016 dhe që kur ai filloi në 1984, ai ka parashikuar rezultatin e çdo zgjedhjeje, përveç asaj të vitit 1984, kur Al Gore u mund nga George Bush.
Tani, në një video për Neë York Times, Lichtman, 77 vjeç, thotë se “Kamala Harris do të jetë presidentja e ardhshme e Shteteve të Bashkuara, të paktën ky është parashikimi im për rezultatin e kësaj gare. Por rezultati varet nga ju. Kështu që dilni dhe votoni”.
Parashikimet e tij bazohen në 13 pyetje të vërteta/të rreme për të përcaktuar se cili kandidat do të fitojë ose humbasë zgjedhjet e ardhshme presidenciale amerikane. Metoda, e cila bazohet në besimin se zgjedhjet janë para së gjithash një vlerësim i performancës së partisë në detyrë, merr në konsideratë situatën ekonomike, reformat, paqëndrueshmërinë sociale dhe skandalet e mundshme: çdo përgjigje “e vërtetë” është një favor i partisë në detyrë, por nëse të paktën gjashtë nga përgjigjet janë të rreme, partia sfiduese do të fitojë zgjedhjet.
Këtë vit, demokratët fitojnë tetë pikë, duke përfshirë mungesën e një kandidati të tretë në garë, treguesit pozitivë ekonomikë afatshkurtër dhe afatgjatë, arritjet kryesore legjislative të miratuara nga administrata Biden dhe mungesën e trazirave sociale ose skandaleve të lidhura me Shtëpinë e Bardhë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.