Futboll

Triumfi në Superklasiko, tifozët e River djegin Buenos Aires

Triumfi i lavdishëm në finalen e Kupës Libertadores nga River Plejt kundër Boka Xhunjors ka sjellë një festim që rrallë herë është parë në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires. Tifozët e “Los Milionarios” ka shkaktuar një tërmet të vërtetë festimesh në Buenos Aires duke filluar që nga mbrëmja e djeshme për të vijuar gjithë paraditen e së hënës.

Duke filluar që nga momenti i vërshëllimës finale në Bernabeu tifozët e paktë Madrid u bashkuan me ekipin, për të festuar këtë triumf që do të hyjë në histori.

Mediet vendase raportojnë janë disa dhjetëra tifozë që kanë vërshuar në rrugët e kryeqytetit argjentinas. Por ky numër i madh tifozësh, mes tyre edhe ultras nuk ka kaluar pa pasoja në Buenos Aires. Makina të djegura, dyqane të shkatërruara, madje edhe disa të arrestuar, është ky bilanci i 20 orëve festë në Buenos Aires.

Por autoritetet e policisë i druhen një shpërthimi akoma edhe më të madh, në momentin kur do të mbërrijë skuadra, ku pritet të ketë edhe një parakalim triumfator me autobus të hapur në bulevardin kryesor të Buenos Aires.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë