Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka paralajmëruar se Irani dhe Hezbollahu mund të sulmojnë Izraelin brenda 24-48 orëve.
Raporti i dalë të hënën citon 3 burime anonime, që thonë se Blinken njoftoi homologët e G7 në një video-telefonatë se Irani dhe Hezbollahu mund të nisin sulmin ndaj Izraelit që të hënën.
“Burimet thonë se Blinken raportoi në emër të SHBA-së se Irani dhe Hezbollahu do të hakmerren dhe se Uashingtoni nuk e di orën e saktë të sulmit apo llojin”.
Blinken i tha liderëve të G7-s se SHBA shpreson se sulmet do të jenë të limituara. Ai i kërkoi ministrave të huaj të ushtronin presion diplomatik ndaj tre vendeve të përfshira në sulm.
G7-a që përfshin edhe Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë dhe Mbretërinë e Bashkuar nxorri një deklaratë të hënën ku shkruante se ishte “e shqetësuat për rritjen e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe bëri thirrje për kufizime nga të gjitha palët”.
Menjëherë pas vrasjes së liderit të Hamas, Ismail Haniyeh, SHBA-ja shtoi përforcimet në Lindjen e Mesme. Shefi i Komandës Qendrore Amerikane pritet të mbërrijë sot në Izrael për të “finalizuar përgatitjet” me ushtrinë izraelite, përballë sulmeve të mundshme.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka paralajmëruar se Irani dhe Hezbollahu mund të sulmojnë Izraelin brenda 24-48 orëve.
Raporti i dalë të hënën citon 3 burime anonime, që thonë se Blinken njoftoi homologët e G7 në një video-telefonatë se Irani dhe Hezbollahu mund të nisin sulmin ndaj Izraelit që të hënën.
“Burimet thonë se Blinken raportoi në emër të SHBA-së se Irani dhe Hezbollahu do të hakmerren dhe se Uashingtoni nuk e di orën e saktë të sulmit apo llojin”.
Blinken i tha liderëve të G7-s se SHBA shpreson se sulmet do të jenë të limituara. Ai i kërkoi ministrave të huaj të ushtronin presion diplomatik ndaj tre vendeve të përfshira në sulm.
G7-a që përfshin edhe Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë dhe Mbretërinë e Bashkuar nxorri një deklaratë të hënën ku shkruante se ishte “e shqetësuat për rritjen e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe bëri thirrje për kufizime nga të gjitha palët”.
Menjëherë pas vrasjes së liderit të Hamas, Ismail Haniyeh, SHBA-ja shtoi përforcimet në Lindjen e Mesme. Shefi i Komandës Qendrore Amerikane pritet të mbërrijë sot në Izrael për të “finalizuar përgatitjet” me ushtrinë izraelite, përballë sulmeve të mundshme./AlJazeera
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.