Kriza energjetike në Europë ka mbaruar!
Kështu është shprehur drejtori ekzekutiv i Shell, duke theksuar se çmimet në treg janë normalizuar që prej pushtimit rus në Ukrainë shkurtin e 2022-shit.
“Ne kemi parë që në të gjithë kompleksin energjetik këtë tremujor dhe po kthehemi në një nivel të normalizuar të çmimit dhe marzhit që ishte para vitit 2022,” tha Wael Sawan në një intervistë me Financial Times, duke shtuar se çmimet e gazit, naftës së papërpunuar dhe energjisë elektrike ishin ulur të gjitha dhe ishin bërë më të qëndrueshme.
Sidoqoftë, Sawan, tha se po e përgatiste kompaninë për një “rrugë me gropa” përmes tranzicionit të energjisë.
“Ne po krijojmë hapësirë për më shumë para të thatë dhe do vendosim se çfarë duam të bëjmë me të”, tha ai. “Ne po përgatitemi për një tranzicionin që s’do të jetë aspak linear. Pra do të mbajmë stabilitetin edhe në kohërat e këqija”.
Ai shtoi se Shell ka synim të vazhdojë të operojë me normën e kthimi 30-40% për aksionerët edhe nëse çmimet bien.
Rënia e çmimeve të naftës në vjeshtë i shkaktuan Shell një humbje 187 mln dollarëshe. Sawan thotë se humbja nuk ishte surprizë pasi një pjesë e madhe e fitimeve ishte arkëtuar prej çmimeve të larta./FinancialTimes
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.