Rend dhe Ligj

Rikthehet ‘Plumbi i Artë’/ SPAK firmos 30 masa sigurie, mes tyre Talo Çela. ‘Arrest shtëpie’ ish-gjyqtares Pajtime Fetahu. Në pranga shefi i Krimeve në Durrës dhe zv/drejtori i Burgut të Bradasheshit

Gazeta Si - Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer një operacion në disa qytete të vendit, pasi janë firmosur mbi 30 urdhërarreste pas deklarimeve të të penduarve të drejtësisë, si dhe bazuar në komunikimet në "Sky Ecc".

Mes emrave që janë firmosur urdhërarreste nga SPAK, janë dhe për shefin e krimeve të Durrësit, Agustin Çinari dhe zv.drejtorin e burgut Bradashesh, Martin Musaj, pasi dyshohet për lidhje me grupet kriminale në Elbasan.

Masë sigurie "arrest shtëpie" është firmosur për ish gjyqtaren e Gjykatës së Elbasanit, Pajtime Fetahu, e cila është e shkarkuar nga Vettingu.

Mësohet se është ekzekutuar urdhërarresti për shefin e krimeve Cinari dhe zv/drejtorin e burgut Bradashesh.

Po ashtu, GJKKO ka lëshuar masë sigurie edhe për Hajdar Bakon alias Hajdar Çopja, njohur ndryshe si “Dari i Elbasanit” dhe për të shumëkërkuarin e drejtësisë, Talo Çela.

Sipas informacioneve paraprake, urdhërarrestet janë lëshuar pas deklarimeve të të penduarve të drejtësisë, si dhe bazuar në komunikimet e zbërthyera të aplikacionit "Sky Ecc".

Sa i takon Pajtime Fetahut, ië vitin 2021, ish-gjyqtarja u ndëshkua me masë disiplinore nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Kërkesa për masën disiplinore ndaj magjistrates ishte bërë nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë për shkelje të etikës.

ILD gjatë hetimit administrativ konstatoi fakti që gjyqtarja, në shkelje të rregullave të punës së saj, ka duke komunikuar paraprakisht me palët, në proces për vendimarrjen.

Deri tani raportohet se janë lëshuar mbi 30 urdhër arreste. Mësohet se në Elbasan janë mbi 10 persona që janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Mësohet se në këtë operacion janë vënë në shënjestër për t’u arrestuar personat me precedentë penal të akuzuar për vrasje, trafik droge dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Akoma nuk dihen detajet e këtij operacioni, ndërsa informacione më shumë priten në vijim, deri SPAK të dalë me një njoftim zyrtar.

Emrat e personave ndaj të cilëve është caktuar urdhër-arrest:

Talo Çela,

Altin Kamami,

Rexhino Doci,

Arben Lamcja,

Arsen Mema,

Eljo Bitri,

Leam Rragami,

Elvis Daka alias Dragoviç,

Dorjan Dyli,

Matilda Hoxholli,

Denada Todi,

Flobenc Mecja,

Armis Stafa,

Maksim Koci,

Erzen Çopja,

Franc Çopja,

Hajdar Bako alias Çopja,

Mikael Qosja,

Maetin Musaj,

Guri Biba,

Pajtime Fetahu,

Renato Masuku,

Leonardo Rragami.

Altin Ndoci

Agustin Cinari

Xhimi Hoxha

Klodian Sinameta

Operacioni “Plumbi i Artë”, i zhvilluar në maj të vitit 2022 goditi 8 grupe kriminale në Elbasan, Durrës dhe në Tiranë.

Operacioni u zhvillua menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i cili u kap gjatë operacionit policor të koduar “Arratia” në Fier.

Gjatë operacionit policor të koduar “Golden bullet” janë ekzekutuar 18 masa sigurimi, prej të cilave 9 masa sigurimi janë ekzekutuar në disa IEVP, në ngarkim të shtetasve:

1.Nuredin Dumani, 35 vjeç

2. Henrik Hoxhaj, 40 vjeç

3. Altin Ndoci, 35 vjeç

4. Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç

5. Skerdi Tasi, 31 vjeç

6. Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç

7. Ilirian Feci, 47 vjeç

8. Enver Diva, 43 vjeç

9. Besjan Xhixha, 31 vjeç

Ndërsa 9 masa sigurimi “Arrest në burg” në ngarkim të shtetasve, të cilët u arrestuan gjatë operacionit:

1. Ardjan Uzuni, 56 vjeç

2. Leonard Palushi, 41 vjeç

3. Gentian Sharra, 48 vjeç

4. Fatos Gosa, 54 vjeç

5. Florenc Çekrezi, 35 vjeç

6. Petrit Qoli, 51 vjeç

7. Agron Qoli, 52 vjeç

8. Agron Qafa, 48 vjeç

9. Asllan Plaku, 30 vjeç.

Në përditësim...


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë