Politike

‘S’na ndalon njeri edhe 100 vjet’/ Rama zgjedh edhe pasardhësin në parti dhe është …Helena (ironi me Majkon dhe Veliajn)

Kryeministri Edi Rama nga Kongresi i PS-së, bëri një parashikim sa me humor aq edhe thumbues kur iu referua fjalës së një anetare të re të Akademisë politike të PS, Helena, e cila hapi punimet e kongresit.

Ai tha se Helena Kaçi, anëtare e Akademisë politike të PS, pas disa vitesh me siguri do të jetë kryetare e ardhshme e PS.

“…E dashur Elena, e ndoqa me vëmendje fjalën tënde dhe u surprizova nga fjalimi përballë audiencës, bëre vetëm një lapsus që the paga minimale është 900 euro, kur është 400, ishte impresionuese.

Po ja lejoj vetes një parashikim që koha do ta tregojë, mbase kur unë nuk do jem më dëshmitar i kësaj bote. Ti Elena një ditë më shumë gjasë do jesh këtu ku jam unë, udhëheqëse e PS. Me këtë që të thash sapo ta kam hapur një problem. Sepse t’i hyre e panjohur dhe e buzëqeshur, por kur të dalësh do të kesh sy që nuk do të shikojnë me dashamirësi.

Këtë konsiderojë si një favor, meqë the që s’ke pasur asnjëherë një favor, sepse kush nuk ka shumë kundërshtarë nuk ngjitet dot në majë”, tha Rama, duke iu drejtua në distancë Majkos dhe Velijat që I ndante vetem një karrige larg njeri tjetrit në Pallatin e Kongreseve.

“Do kem dëshmitar Pandi Majko, kur mos jem më, se Pandi është i vetmi i pavdekshëm që kemi këtu dhe kur Elena të bëhet kryetar e partisë, Pandi do të dëshmojë para gjeneratës X, që  ‘e ka thënë dikur njëri nga ata, me duket se ishte Edi Rama’, se kushedi se sa do ketë përcjellë në Sharrë apo Tufinë se është edhe mik me Lali Erin dhe ia gjen varret aty ku do...”.

“Kjo masë duhet të kuptohet si pjesë e një fillimi të ri në rrugën e ndërtimit të PS 2030, jo vetëm për Shqipërinë e 2030, por edhe për gjeneratën tjetër, kur unë  dhe të tjerë këtu do jemi tërhequr në organizatat e katundeve, por rinia dhe Pandeli Majko duhet të mbajë PS në këmbë dhe në udhëheqje. Do thoni ju pse sa do rrimë në pushtet ne 50 vjet? Pse mos rrimë 100, kush na i ndalon. Ja sheshi ja mejdani ja dhe Muço kapedani thoshte profesor Et’hem Ruka që e përshëndes me shumë mall”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë