Politike

Rama mbledh socialistët në Pallatin e Kongreseve, Presidenti Begaj shkon në zyrë  

Kryeministri Edi Rama, njëherësh edhe kreu i Partisë Socialiste mbledh Kongresin zgjedhor, ku në fokus do të jetë puna mes partisë dhe qeverisë.

Mbledhja zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve ku flitet për shumëcka deri edhe për emrin se kush do të zëvendësojë Lindita Nikollën pas dorëheqjes nga detyra e kryetares së Kuvendit.

Paralelisht është vënë re prania e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj në ambientet e Presidencës, në ditë pushimi, ditë në të cilën ai ligjerisht nuk mund të firmosë për ndonjë dekret.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë