Politike

Analizë qeverisë e partisë, PS mbledh Kongresin Zgjedhor. Rama mund të njoftojë emrin e ri të Kryeparlamentarit

Partia Socialiste mblodhi Kongresin Zgjedhor te Pallati i Kongreseve, ku do të jetë një miksim i punëve të partisë dhe ato të qeverisë së Edi Ramës.

Do të votohet Asamble e re, ku Rama ka kërkuar që të jenë të rinj dhe  të filtrohen dy të punësuarit apo drejtorët që kanë poste në parti dhe administratë. Asambleja e PS ka 350 anëtarë, por Kongresi do të zgjedhë vetëm 156 prej tyre, pasi anëtarët e tjera janë automatikisht për shkak të funksionit ( kryetarët Kuvendi, deputetë, ministra, kryetarë bashkish).

Një nga çështjet kryesore të diskutimeve për partinë që do të mbahet në fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të PS do të jetë rienergjizimi dhe anëtarësimet e reja. Gjithashtu Rama pas miratimit të Kuvendit për votën e emigrantëve, pritet t’i kthehet edhe njëherë tureve jashtë vendit.

Për kandidatët të cilët do të aspirojnë të bëhen deputetë me PS, kryesocialisti do të prezantojë edhe platformën për përzgjedhjen e kandidatëve.

Përpos partisë tre shtyllat objektiv të qeverisjes do të jenë turizmi-antikorrupsioni dhe mirëqeverisja. Përveç kryeministrit pritet të flasin edhe ministrat sipas fushave të përcaktuara si prioritet për platformën e qeverisjes së tij.

Rama mund të njoftojë edhe emrin që do të zëvendësojë Lindita Nikollën si kryeparlamentare. Përflitet Elisa Spiropali dhe Bledi Cuci.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë