Deputeti Lulzim Basha e ka quajtur miratimin e Kodit të Ri Zgjedhor një Pazar i pisët mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, për këtë arsye njoftoi se do e dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.
“Ekipi i juristëve tanë po vlerëson anti-kushtetueshmërinë e aktit të djeshëm dhe po përgatit draftin e dërgimit të kësaj çështje në gjykatën kushtetuese”, tha Basha.
Sipas tij, votimi i një ditë më parë në Kuvend, ishte një tregues i qartë se Edi Rama dhe Sali Berisha janë bashkë.
“Një pazar i trupshëm, që nuk do të harrohet as falet, sepse kurrë nuk ka qenë më e qartë ndarja midis një kaste të mbyllur që kërkon ta mbaj vendin peng, dhe shumicës dërrmuese të qytetarëve që kërkojnë një ndryshim të vërtetë”, u shpreh ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.