Biznes

Ndërtuesit ankohen tek ministri Balla: Ditën s’na lë Bashkia të punojmë, natën Policia. Dëm mijëra euro nga masat e qeverisë

Nga Gazeta 'SI' - Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë i ka dërguar një letër qeverisë ku thotë se masat e marra, i kanë shkaktuar atyre 60 mijë euro dëm, deri më tani.

Drejtuar ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, në letrën e Shoqatës thuhet se ndërtuesit nuk mund të punojnë dot as ditën e as natën, pasi njëherë i ndalon Bashkia dhe njëherë Policia.

Shoqata shprehet se edhe pas kërkesave të vazhdueshme të bëra, nga Bashkia Tiranë është ndaluar qarkullimi i mjeteve të ndërtimit gjatë ditës. Si rezultat i këtij ndalimi, shoqëritë punojnë natën. Por edhe ky veprim sjell pengesë duke sjellë përplasje mes Policisë së Rendit dhe punonjësve. Pasi sipas tyre, policia e rendit paraqitet në objektet ku punohet dhe ndalon makineritë që të vijojnë process normal duke sjellë një bllokim të punës në tërësi.

Ndërtuesit thonë se ndalimi i punimeve në një process të nisur betonimi ka shkaktuar një dëm prej 50 mijë eurosh, ndërsa ndalimi i betoniereve dhe bllokimi i tyre ka shkaktuar një tjetër dëm prej 10 mijë eurosh.

Në kërkesën e saj, Shoqata i kërkon një bashkëpunim mes ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Policisë Tiranë, si dhe bashkisë Tiranë që të hartojnë një plan veprimesh të qartë dhe pa hapësira e keqinterpretime.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë