Edhe pse formula me dy lista u bazua në respektimin e kuotës gjinore, gratë deputete nuk e kanë parë veten në të ardhmen në ndryshimet e fundit te Kodit Zgjedhor, veçanërisht tek lista parapëlqyese ku fiton ai që merr një votë më shumë.
Dhe eksperienca në të kaluarën ka treguar se ata që janë favorit janë kandidatë meshkuj.
Për këtë arsye, gratë demokrate e socialistë janë bërë bashkë për të rregulluar pozicionet e tyre.
Ato kanë propozuar një amendament që pritet të marrë konsensusin e PD e PS sa kohe që firmëtarë të saj janë edhe deputetë nga dy forcat politike.

“Në nenin 8 pika 2 shtohet paragrafi:
*Në rastet kur nga rirenditja nuk rezulton që duke filluar nga kreu i listës një në tre emra të saj t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar, atëherë kandidatja e tretë në këtë listë dhe në vijim një në çdo tre emra të saj i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar sipas numrit të votave që këto të fundit kanë marrë. Mbi bazën e këtij kriteri hartohet lista përfundimtare që i nënshtrohet votimit parapëlqyes e rirenditur, e cila përdoret për zbatimin e nenit 164 të këtij Kodi”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



