Menaxhim

Qeveria vendos kritere për certifikimn e operatorëve turistikë detar

Nga Gazeta 'SI'- Qeveria po kërkon të ndryshojë certifikimin e operatorëve turistikë detar dhe ta veçojë atë përfundimisht nga operatorët turistikë.

Sipas një drafti të ri, aktivitetet detare që kategorizohen si operatorë janë 5 kategori: lundrimi për zbavitje; peshkimi turistik; peshkimi nën ujë; zhytja çlodhëse; aktivitete të tjera ujore, si kitesurfing, windsurf, ski në ujë, wakeboard, motor uji etj.

Për tu licencuar si operator i turizmit detar, drejtuesi i subjektit duhet të ketë një diplomë universitare të ciklit të parë të studimeve në fushën e turizmit, si dhe të kenë eksperiencë të mëparshme në fushën e turizmit.

Drejtuesi teknik të zotërojë një gjuhë të huaj në nivelin B2 dhe një gjuhë të huaj të dytë në nivelin B1; si dhe (administratorit). “Kriteret e sipërpërmendura nuk kanë asnjë ndikim në garantimin e sigurisë për ushtrimin e veprimtarisë së operatorëve të turizmit detar dhe licencimi, në radhë të parë, si operator turistik mbingarkon subjektet me procedura dhe kritere, plotësimi i të cilave nuk është domosdoshmëri për të ushtruar një nga aktivitetet e turizmit detar”, Shkruhet në draft.

Sipas përkufizimit të ligjit për turizmin, “operatori turistik” është personi fizik dhe juridik, që zhvillon një veprimtari tregtare, e cila ka të bëjë me dizejnimin dhe organizimin e një udhëtimi/pakete të paraplanifikuar e të promovuar me anë të katalogëve, fletëpalosjeve, reklamave në TV etj., duke qenë përgjegjës për atë produkt, si në rastin e shitjes nëpërmjet agjencive të udhëtimit, ashtu edhe në rastin e shitjes së drejtpërdrejtë te klienti.

Operatori turistik nënshkruan kontrata drejtpërdrejt me furnizuesit e shërbimeve turistike, duke i parablerë këto shërbime, thekson relacioni.

Projektligji i depozituar në Kuvend pritet të miratohet në sesionin e vjeshtës dhe të jetë gati për sezonin e ardhshëm veror. Një vit më parë, qeveria ndërmorri disa masa për të rregulluar operatorët turistikë detarë për shkak të aksidenteve të shumta me mjetet lundruese dhe argëtuese.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë