Nga Gazeta 'Si'-Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi propozon Ina Zhupën për drejtimin e Komisionit të Medias.
Edhe pse Flutura Açka njoftoi sot dorëheqjen nga kryesimi i komisionit, mësohet se ajo është shkarkuar dy ditë më parë. Shkresa e depozituar nga Gazment Bardhi në Kuvend mban datën 22 Korrik, ku kërkon zëvendësimin e Açkës me Zhupën.
Kërkesa për largimin e Açkës nga Komisioni i Medias është diskutuar disa javë më parë në mbledhjen e grupit të PD, ku disa deputetë si Ina Zhupa, Elda Hoti, Luan Baçi e të tjerë, i kërkuan Bardhit shkarkimin e deputetes, që nuk është rreshtuar krah tyre, por kjo kërkesë u refuzua prej tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.