Politike

Nismë për kontroll mbi KLSH? PS jep garanci: Po hartohet me ndërkombëtarë

Një projektvendim për ngritjen e nënkomisionit “Për Auditimin e Sektorit Publik” që ka si synim kryesor  zbatimin e buxhetit të shtetit dhe rritjen e ndikimit të proceseve të auditimit me qëllim rritjen e  transparencës dhe llogaridhënien në përdorimin e burimeve, ka ngjallur debate nëse nisma do të shërbejë si tentativë për të kontrolluar vetë Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Kompetencat e parashikuara të nënkomisionit do të fokusohen tek raportet e qeverisë dhe KLSH-së për zbatimin e buxhetit të shtetit, shqyrtimi i raporteve të auditimit të KLSH-së, ndjekja e zbatimit të rekomandimeve dhe raportimi i gjetjeve, por dhe kontrolli i përdorimit të financave publike nga vetë ky institucion. Që do të thotë se llogaritë e KLSH do të auditohen nga kjo strukturë parlamentare nëpërmjet audituesve të jashtëm të kontraktuar prej saj.

Nënkomisioni duket se ka marrë bekimin edhe nga opozita sa kohe që është parashikuar që të drejtohet në mënyrë bipartizane me bashkëkryetarë të shumicës dhe opozitës ndërsa shumicën pritet ta ketë PS.

Kryetari i grupit parlamentar Bledi Çuci tha për mediat se nuk ka asnjë tentativë për të ndërhyrë në punën e KLSH-së sa kohe që në këtë proces janë përfshirë dhe ndërkombëtarët.

“Është një produkt ekspertize me partner ndërkombëtarë në lidhje me një lloj fokusimi më specifik për punën që bën KLSH në lidhje me të drejtën ligjore dhe Kushtetuese që ka. Nuk mund të ketë një presion përderisa në këtë punë janë përfshirë dhe ndërkombëtarët përpos kësaj ka një propozim që ta drejtojë opozita. Besoj që nuk është çështje për tu shqetësuar, është një model që e kanë dhe vende të tjera dhe është një gjë që po arrihet në konsensus dhe s’ka pse të ketë shqetësim për çështje...”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë