Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria mblodhi sot komitetin e luftës kundër Pastrimit të Parave, ku u miratua strategjia kombëtare “për për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit 2024 -2030”.
Zv.kryeministrja Belinda Balluku, që drejtoi këtë mbledhje i bëri thirrje kabinetit qeveritar të marrin masat e duhura për të luftuar pastrimin e parave, specifikisht trajnimin e stafeve
“Masat për të cilat kërkohet vëmendje juaj në veçanti janë: Angazhimi i stafeve me njohuri të fushës, për t’ju përgjigjur në kohë kërkesave të ekspertëve vlerësues. Në këtë kontekst, qëndrueshmëria e stafit është gjithashtu një aspekt i rëndësishëm që duhet të mbahet në konsideratë nga të gjithë drejtuesit. Evidentimi me qartësi i nevojave buxhetore për ngritjen e sistemeve dhe rritjen e kapaciteteve institucionale, në mënyrë që t’i adresojmë në kohë, në koordinim edhe me partnerët ndërkombëtarë”, theksoi ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës.
Zv.kryeministrja theksoi se strategjia synon rritjen e bashkëpunimit me subjektet që janë të ekspozuara ndaj pastrimit të parave, si bankat, noterët, audituesit, zyrat e këmbimit valutor, ndërtuesit etj.
Balluku shtoi se miratimi i strategjisë do të sjellë dhe një përfitim monetar për Shqipërinë, 1.5 mln euro grant.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.