Data e pushimeve po afrohet dhe ke filluar të ndjesh ankthin e organizimit të gjërave?
Në fakt edhe për pushimet “perfekte” ka një manual. Zbatoni rregullin: “pak dhe sakte” dhe është e sigurt që pushimet do t’i shijoni më shumë.
Janë tre pika specifike që do të lehtësojnë pushimet tuaja.
1. Listë pazaresh
Çfarë valixheje do të të duhet për këtë udhëtim? Do të lëvizni me makinë me qira? Jeni brenda
një resorti apo të lirë për të zbuluar aventura të reja nëpër trena?! Nëse është kjo e fundit ju
duhet vetëm një çantë shpine dhe sa më pak veshje. Blini vetëm çfarë ju mungon dhe mos u
tundoni nga çfarë shihni nëpër Instagram a TikTok. Shpërdorim parash.
2. Çështjet e buxhetit
Krijoni para se të niseni një buxhet të dedikuar për këtë udhëtim dhe ndajini veç. Planifikoni
disa aktivitete që do të donit të bënit gjatë pushimeve dhe përllogarisni shpenzimet për to.
3. Jepi prioritet gjërave me rëndësi
Mes ideve të veshjeve apo përgatitjes së çantës së make up-it, mund të ndodhë padashje që të harrosh pasaportën. Epo s’duhet të ndodhë, prandaj jo vetëm që është gjëja e parë që duhet futur në çantë nëse do pushoni jashtë vendit, por hidhini një sy dhe afatit të skadencës. Bëni mirë të keni parë në avancë kompaninë e makinës që do të merrni me qira apo mjetet e tjera të transportit për të mos harxhuar kohë nga pushimi juaj.
4. Një listë me vendet më cool për t’u vizituar do t’jua bënte edhe më të këndshëm qëndrimin.
5. Çanta e vogël e shëndetit me medikamente është shumë thelbësore, sidomos nëse keni
fëmijë të vegjël me vete.
6. Mos harroni karikuesin e telefonit , nëse jeni përdorues dhe të aparatit sepse siç
thotë një shprehje “e famshme”: Nëse s’e shohim në IG, a kemi bërë vërtetë pushime?!
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.