Politike

Pas 11 vjetësh sërish firma e Sali Berishës për një palë zgjedhje

Zgjedhjet parlamentare të 2013-ës ishin të fundit kur Sali Berisha hyri në zgjedhje me firmën e tij si kryetar partie. Më pas dha dorëheqjen, karrigen ia pasoi Lulzim Bashës për t’ia marrë sërish, kësaj here me vendim gjykate.

Partia Demokratike është regjistruar në KQZ me firmën e tij si kryetar për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Himarës.

Kryekomisioneri shtetëror, Ilirjan Celibashi, ka miratuar listën paraprake që është depozituar në KQZ për zgjedhjet e 4 gushtit, përfshi edhe PD.

Në zgjedhjet për bashkinë e Himarës garojnë Partia Socialiste, Partia Republikane e Partia Demokristiane, Fryma e Re Demokratike, PBDNJ, Partia e Lirisë, Balli Kombëtar, Partia Demokratike e Partia Agrare Ambjentaliste, Balli Kombëtar Demokrat dhe Bashkimi Demokrat Shqiptar


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë