Politike

Këlliçi: Të enjten protestë para Bashkisë, Veliaj duhet të largohet, po prish provat në zyrë

Belind Këlliçi njoftoi se demokratët do të mblidhen sërish para bashkisë së Tiranës ditën e enjte.

Këlliçi tha se Veliaj duhet të largohet pasi po shfrytëzon postin për të prishur provat lidhur me hetimet që ka nisur SPAK

“Kreu i Grupit të Strukturuar Kriminal 5D dhe pronari faktik i inceneratorit, duhet të largohet menjëherë nga zyra, të cilën e ka kthyer në selinë qendrore të hajdutërisë shqiptare.

Çdo orë që ai kalon në zyrë, është një shans më shumë për këtë hajdut për të prishur provat dhe zhdukur dokumentet që e implikojnë drejtpërdrejtë në vjedhjen e qindra milionë eurove.

Ose hajduti shkon para ligjit, ose ‘reforma’ në drejtësi shembet nën këmbët e një kleptomani kronik!”, shkruan Këlliçi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë