Nga Gazeta ‘Si’-Kamala Harris ka siguruar mbështetjen e shumicës së delegatëve demokratë për të fituar nominimin e Partisë Demokratike për garën presidenciale.
Harris ka arritur të marrë një mbështetje nga më shumë se 1 mijë e 976 delegatët e zotuar që do t’i duhen për të fituar nominimin në votimin e parë. Megjithatë këto miratime nuk janë detyruese dhe me Presidentin Joe Biden jashtë garës, delegatët janë të lirë të votojnë për kandidatin e zgjedhjes së tyre.
“Sonte, jam krenare që kam siguruar mbështetjen e nevojshme për t’u bërë kandidate e partisë sonë”, tha Harris në një deklaratë të sajën. “Mezi pres të pranoj zyrtarisht nominimin së shpejti”.
Në fjalimin e saj para mbështetëse, Harris theksoi nevojën për të bashkuar Partinë Demokratike dhe kombin amerikan.
“Dhe është qëllimi im të dal dhe të fitoj këtë nominim dhe të fitoj. Kështu që në ditët dhe javët në vijim, unë, së bashku me ju, do të bëjmë gjithçka që kam në dorë për të bashkuar Partinë tonë Demokratike, për të bashkuar kombin tonë”, tha Kamala Harris, zëvendëspresidente e SHBA.
Harris dha një ide se si planifikon të sulmojë Trump, duke iu referuar të kaluarës së saj si prokurore dhe rolit të saj në ndjekjen e “grabitqarëve” dhe “mashtruesve”.
“Përpara se të zgjidhesha Senatore në SHBA, isha Prokurore e Kalifornisë, ashtu edhe siç e kam përmendur. Në atë rol jam marrë më të gjitha llojet e krimeve dhe personat e inkriminuar. Me dhunues të cilët abuzonin me gratë. Mashtruesit të cilët vidhnin klientët. Mashtruesit të cilët thyenin rregullat për të patur përfitimet e tyre. Pra më dëgjoni kur them, që unë e njoh llojin e Donald Trump”, u shpreh Harris.
Harris gjithashtu ka marrë pjesën e saj nga donatorët. Stafi elektoral i Kamala Harris bëri me dije se zëvendëspresidentja kishte mbledhur 81 milionë dollarë që kur Biden u tërhoq, pothuajse e barabartë me 95 milionë dollarët që stafi elektoral i Biden kishte në bankë në fund të qershorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.