“Të luash aktin e dytë të finales së Kupës Libertadores në Madrid është e turpshme për të gjithë njerëzit,”- thotë sulmuesi argjentinas Karlos Tevez që luan për Boka Zhunjors.
Pas trazirave që ndodhën në kryeqytetin argjentinas, Buenos Aires finalja e madhe me Boka Zhunjors dhe River Plejt do të luhet të dielën e 9 dhjetorit në kryeqytetin e Spanjës, Madrid. Do të jetë mitiku “Santiago Bernabeu” që do të presë këtë përballje, e cila ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës.

Ndeshja e shtyrë prej disa javësh, duket sikur e ka humbur atë shkëlqim që fitoi në muajin nëntor. Por nuk janë i të njëjtit mendim tifozët e të dyja ekipeve që prej ditës së enjte kanë zbarkuar në Madrid me të gjitha format e mundshme.
Do të jetë më shumë se 85 mijë argjentinas këtë fundjavë në Madrid, aq sa mban stadiumi edhe pse një pjesë e mirë e tyre tashmë e kanë mësuar që do e shikojnë ndeshjen nga televizori. Autoritetet spanjolle në bashkëpunim me ato argjentinase kanë identifikuar tifozët problematik dhe i kanë ndaluar ata që të pajisen me biletë për sfidën e së dielës. Me sfidën e parë që u mbyll në barazim 2-2 në “Bernabeu” nuk pritet të ketë një ekip pretendent dhe të favorizuar.

“Është e çuditshme që të luash në këtë stadium një ndeshje të tillë, por për ne të gjithë është e rëndësishme që të fokusohemi te ndeshja dhe të marrin në shtëpi trofeun.”- ka thënë Tevez për BBC.
Shumë lojtarë të Bokas u lënduan gjatë trazirave që shkaktuan tifozët e River Plejt pak orë para ndeshjes në Buenes Aires dy javë më parë. Për këtë arsye Boka kërkoi që të fitonte në tavolinë dhe ndeshja në Madrid nuk ishte një opsion shumë i preferuar. Por edhe River Plejt kishte pretendimet e saj, duke apeluar në fillim luajtjen e ndeshjes në Madrid. Por në fund të dyja ekipet panë që kërkesat e tyre të mos plotësoheshin dhe tashmë janë gati që të zbresin në fushën e “Santiago Bernabeu” për të vendosur ekipin që do të fitojë këtë sezon të Kupës Libertadores.

Ndeshja do të fillojë nga ora 20:30 me shpresën e të gjithëve se nuk do të shtyhet sërish dhe do të shohim futbollin spektakolar të dyja skuadrave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




