Derbi i Italisë, i parë për këtë sezon ka parë Juventus triumfues, me Interin që nuk ia doli që të ndalte marshimin e torinezëve. Është përballja më e zjarrtë në futbollin italian, sa herë që luhet, pasi në të përfshihet historia dhe mëritë e vjetra mes dy tifozerive, që janë nga më të zjarrtat në Europë.
Por Inter dhe Juventus nuk janë rivalë vetëm në fushën e lojës. Është një përballje totale mes këtyre dy ekipeve, njëra për të vazhduar dominimin dhe tjetra për ta rrëzuar këtë dominim. Gjithçka fillon nga merkato sipas gazetës italiane Tutosport. Interi e ka filluar hakmarrjen nga torinezëve me kohë në fakt, duke marrë si drejtor një ish-të bardhezinjve dhe jo një njeri dosido, por vetë Bepe Marotën.

Nga kjo pikë kanë filluar të ashpërsohen edhe raportet mes të dyja klubeve. Janë të shumtë lojtarët që Marota i ka kontaktuar në fillim për t’i çuar te Juventus, por tashmë i kërkon që t’i marrë në Milano te Inter. Duke filluar nga Frederiko Kieza, Martial dhe deri te Ikso janë disa nga emrat që përplasin Interin dhe Juventusin në merkato.
Marota në këto tratativa do të ketë përballë dy njerëzit me të cilët ka bashkëpunuar më gjatë, Andrea Anjelin dhe Paratiçin. Në krah të tij do të ketë Ausilion dhe beteja do të jetë shumë e vështirë, pasi edhe Milan me Gazidis nga ana tjetër do të përpiqet që të bëjë lëvizjet e saj. Nëse në fushën e lojës, Juventus fitoi mbrëmjen e të premtes, për të parë se kush do të fitojë në merkato mes Inter dhe Juventus do duhet të presim pak më gjatë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




