Ka ndodhur

Zjarri përfshin sipërfaqe të tëra pyjesh dhe kullotash në Maliq. Dyshohet të jetë i qëllimshëm (foto)

Nga Gazeta 'Si'-Një zjarr i madh në Maliq ka përfshirë sipërfaqe të tëra pyjore me pishë, dëllinjë e sipërfaqe të tjera që përdoren nga blektoret vendas si kullotë.

Terreni malor e bën të vështirë izolimin e flakëve që po përhapen me shpejtësi, të ndihmuara edhe nga temperaturat shumë të larta.

Janë angazhuar forcat e shërbimit zjarrfikës të bashkisë Maliq, ndërmarrjes së Shërbimeve të kësaj bashkie, të asaj pyjore, punojës të njësive administrative Gorë e Moglice si dhe banorë të zonës ndërkohë që pritet edhe shërbimi zjarrfikes nga Bashkia e Gramshit.

Nga flakët deri tani janë djegur sipërfaqe jo të vogla dhe zjarri mendohet të ketë qënë i qëllimshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë