Nga Gazeta ‘Si’-Një zjarr i madh në Maliq ka përfshirë sipërfaqe të tëra pyjore me pishë, dëllinjë e sipërfaqe të tjera që përdoren nga blektoret vendas si kullotë.
Terreni malor e bën të vështirë izolimin e flakëve që po përhapen me shpejtësi, të ndihmuara edhe nga temperaturat shumë të larta.



Janë angazhuar forcat e shërbimit zjarrfikës të bashkisë Maliq, ndërmarrjes së Shërbimeve të kësaj bashkie, të asaj pyjore, punojës të njësive administrative Gorë e Moglice si dhe banorë të zonës ndërkohë që pritet edhe shërbimi zjarrfikes nga Bashkia e Gramshit.
Nga flakët deri tani janë djegur sipërfaqe jo të vogla dhe zjarri mendohet të ketë qënë i qëllimshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.