Politike

Satira/ Gjekmarkaj për seancën e të enjtes: Braçja sikur ka majasell kruhet me këdo, do t’i bjerë në sy Babos, kollaj kur ia përmbyste karrigen

Nga Agron Gjekmarkaj- Kronikë e ndryshimeve të medha e qortimeve dhe vlerësimeve rapsodike!

Nuk po ju besoja vesheve, por as syve, diçka po me shembej mbi krye e toka më lëvizte nën këmbë!

Nallbati ai qe dukej i ngrysur, i palëvizshëm si gur varri nga mungesa e Mamicës aq sa kur i thonim: pije një kafe- ai buzaç, hungeronte nuk më pihet, haje një byrek – nuk më hahet, shendet kur kollitej – plaç na gjegjej befas po kakarisej au iu au iu dhe buza vesh me vesh nga hareja tek i bënte komplimente Blerina Gjylamesë!

Sa të shkon kjo e sa bukur të rri kjo tjetra, po je më mirë e qeshur se e vëngërt, varg e vister nga këto!!! Fërkova sytë e afrova kokën! Dash Sula kërkonte të shkulte flokët e mbetur nga marazi.

Ai more ai ishte, ai po i thoshte ato gjëra! More haram, more hajri i dreqit i them kaq shpejt mbenë pas shpine nuret e Mamicës, ato mistere, ai qendrim solemn tek pret Skenderbenë, ai llaf plot me suferinë, nektar intelektualizme, e ata kaçurrela si pelerinë?

More i uruar tha mu bë jeta shafran, mërzia me plasi shpirtin, plumbi me plumb del ! U shastisa!

Blerina vete me gjet në një qoshe, “kemi qënë komshinj vuri re, dashamirë, por të bëra lanet theksoi qekur shkrove që unë Blerua qava për Ditmirin teksa ai ikte pa kthim rrugëve të vesit, sa për pak na muar dhe Nikon, u pika tha e para unë nuk qaj, po nëse sytë e mi i do me lot patjetër që të shkelqejnë si smeraldë bëm të qaj per Babon që mos të më shkojë loti dëm, edhe syri të rritet edhe vemendja e tij të ujitet, boll mbajta verë në shpinë e piva ujë”.

E mendova, Blerua nuk është njeri i keq, prishur mos qoftë!!! Do i gjej vendin e duhur. E pyeta ke qejf të qash për Xhafen, Klosin, Damon, Taon, Çyrben?? Jooo , jooo pikë loti per ta skam tha.

Për Babon derdhen ata të bekuar. Tani duhet të rri e të vëzhgoj kongresin. Ai i paudhe, Gaz Bardhi Lideri në perspektive u zu me Ermon. Ç’nuk i nxorri ajo gojë e mallkuar!! Aqësa Ermua e cila të veten e ka si mulli mbet pa ujë dhe rrota nuk po i lëvzte më. Ti mbyllesh gojen Ermos është si të mbash gurin e Sizifit mbi shpinë!! Shejtanja i fut duart në harxhe si askush! Mungesa e Beles ka preokupuar të madh e të vogël aty brënda. Teoritë e konspiracionit shtohen! Tao duket i vetmuar s’ka kush ja cyt e ysht muhabenë qerratait ! Buzeqeshja pa tekst e Bores nuk i mjafton, zymtesia e shtuar e Aniles i tepron.

Delina qekur ka dale në qoshe ka rënë rehat ! Ajo nuk flet ne e kemi harruar ! Ulsia është më firaun nga ç’duket. Sa të largëta duken kohet kur i rrefente qyfyre Beles, ajo herë qeshte për ta motivuar herë jo për t’i treguar cakun po ai bënte punën, vazhdonte! Tani bën biseda oça oça, intelektualë me Ogin mbi rrolin e Xhafes, Maznikut të Pirdenit dhe Ciut, ndikimin e ideve të tyre në bashkëkohesi!

Nikoqiri rri me sytë përdhe si nuse e sapomarre! Tezja ka një brenge! Këto koha s’ka kënduar më zabeleve me Termenë! Ministrushit Mete i lidhin një qafore e përpara i vënë një sahan me pershesh. Ogi i tha haji të gjitha se të bëjnë mirë!

E pret pak me siklet edhe ai si ca të tjerë, i gjori daten 27. Toni ka një deshire, ja do xhani të bëhet ministër, e ka me qejf, i përmbush kushtet tek e fundit të mbetet deputet!! Ndaj mos ja vini re keto kohe llomotite se nuk është aq për të qeshur sa e bën veten. Shalsi të pakten s’ka pretenduar kurrë që i beson ato që thotë!

Braçja sikur ka majasell kruhet me këdo pa shkak dhe fshihet pas Antonetës e cila nxjerr muskujt si kopaçe!!

Do t’i bjerë në sy Babos se po vjen fundi !! Ai bën sikur nuk e sheh e degjon, i lë të kuptohet që duhet të thellohet edhe më në autokritike! Se në fillim qe kollaj t’ja përbysje karrigen e zyres! Hajde ngreje tani.

Majkua e di që hyri nga dritarja e përpiqet të mbajë derën hapur, të duket i dobishem, bën sikur punon herë një shat herë një lopatë po puna e mbarë si thotë njeri të ziut !

Mimi di Puccini po jeton një rini të dytë mes lezetëve të jetës si gjyshe dhe shpirtin e ka në paqe! Vështrimin blu nuk e ka me qortues e zhbirues por hulumtues e të krishterë! Eh mor vllai !

Laerti dëshironte që të mos e shihja po fati i keq, e kundërta ndodhi! I thashë kush del nga Kronika del nga qeveria dhe kuvendi, madje nga koha.

Ajo i ka fituar bastet me opinion publik, fjala fjale e llafi llaf !! Babua lexon kronikën e bën bismilah nxjerr kopaçen dhe e vërtit. I vjen keq të bëjë ndryshe se skenaret e saj janë nxites ndaj afrohu!

“Une isha mirë si mbledhes lotesh diku as afer as larg lerm ku isha rixha të kam”.

Sikur i dolen nga xhani ato fjale e më bindi !!

Ismet Beqiri mu afrua si me ndroje, nga xhepi nxori një tefter dhe ja dha të recituarit me patos sa Pranvera Resuli shtangu habie!

E kam shkruar tha një dite kur mungove në Parlament !

“Ai iku, po kush mbeti

S’na rrihet pa qerratanë

Është kripa dhe lezeti

I Kuvendi kronikan

Fjalet si kronike e tija

Po çudisin gjithe dynjanë

Vete Mevla Çelebija

Thot Pasardhesin ja ku e kam

Një gje po ju them or miq

Se seanca vjen e iken

Dhe kur trasta nuk ka fiq

Durim, se kemi kroniken

Permbysur duket dynjaja

Nata vjen, kur dita iken

Dhe n’Kuvend t’behet hataja

Si melhem kemi kroniken

Bujari i Lushnjes pak ziliqar për talentin e Ismetit dhe vendosmerine e Kronikes per ta lënë prape deputet tha diçka mes qortimimit e kercenimit! Ky është gabim ideologjik, rënie në sentimentalizem mikroborgjez! Dilua me Bafton nuk do e benin kurrë! Por Ismeti nxorri faqoren e terhoqi nje gllenke! Leshoi nje eh mosperfillse, është ngrohur ca se qamet vapë tha po e mirë, të shkrifeton dhe lexoi strofen e fundit me krenari! Më madhëngjeu!

Xhemali e Nasipi e kqyren me zemër të mirë! Ti që je intelektual dhe i lexuar i tha Nasua-Xhemes duhet të fillosh të besh nga keto se të kanë hije!

“Kronika bën djalin burrë

Frikacakun shet per trim

Aty dielli s’perendon kurrë

Thote Ismeti, aferim”

Ç’ke shkruar për Kroniken zëre se i ke shendetë për Babon i thashë dhe e inkurajova të vazhdojë keshtu per inat të Vullnet Sines që e mban veten per të dyfekut dhe nuk merret gjasme me lajle e lule, me yçkla çamarrokesh!

Shefe Albana e cila kaloi pranë bëri sikur nuk e degjoi por veshet aty i kishte!

U ul në një tavoline dhe i tha shef Oerdit po e miklojnë shumë socialistet ja me kenge e recitime, do na tradhetoje prapë , nuk është barot, besnik safi si ne, duhet mbajtur nën kontroll!

Shef Oerdi tundi koken! Ç’ti bej Hyqymetit Kryzevendes Liderit Mulit e Ed Palokes që i kanë marrë në bese pa të ishte per mua ju tregoja munxet ketij dhe atij mjekroshit, të putheshin me Milon se çoç u duket vetja !!

Shefe Albana u gjegj “ jooo duhet të jemi vigjilent të mos e braktisim dyshimin por bashkëpunues, ti shiko mua, që nuk u rri as afer as larg , nuk le të kuptohet në jua njoh autoritetin apo jo?”

Shef Oerdi psheretiu, ska faj Doktor Tritani, Luani dhe Mondi mendoi aty per aty, nuk futet qoftlargu në shtepi”

I tregova Jorushit të Tabakeve gjithësa ! Mu duk sikur e madhengjeva por jo kishte ulur koken dhe gjithë respekt shihte instagramin e saj!!

Ndërsa Salianji me ngushelloi siç i ka hije e siç pritej prej tij! E ke gabim more i bekuar , në politike të gjithe të duan, askush nuk i ben pusi tjetrit, as xhelozia nuk ekziston, krejt miq e shokë, ndaj tregohu gjithmone i sinqerte, trego çfarë di e çfarë degjon, mos hezito të besosh në gjithçka thuhet, ja shiko mua e bëj si unë! Aty kaloi Etilda për të shkuar drejt së panjohurave megjithë pëerpjekjet e saj per të qënë ne rregull me të gjithë!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë