Nga Gazeta ‘Si’-Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar sërish lidhur me deklarata që i konsiderojnë të pavërteta, lidhur me futjen në vendin tonë të lëpirëseve apo karameleve me përmbajtje gozhde.
AKU sqaron se për këtë produkt, njoftimi nga sistemi RASFF ka ardhur më datë 18.1.2024, ku Shqipëria është etiketuar për ndjekje.
Menjëherë pas marrjes se këtij informacioni, AKU thotë se ndërmori hapat për verifikimin e rastit në terren dhe verifikimin e dokumentacionit të importit nga Pikat e Inspektimit Kufitar.
“Pas shqyrtimit të të dhënave nga PIK, rezultoi se produkti “Johny Bee Strawberry Pop Lizak z mini drażetkami o smaku truskawkowym” (lëpirëse/ mini karamele, me luleshtrydhe) me LOT: KD4354 dhe Datë Skadence: 29/04/2026 nuk është importuar në Republikën e Shqipërisë dhe për pasojë NUK ËSHTË SHPËRNDARË në tregjet e vendit tonë”, deklaron AKU.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.