Bota

Sulmi ndaj Trumpit, vrasësit i zbulohen në celular foto të Bidenit dhe ish-presidentit

Gazeta Si - Thomas Crooks, autori i sulmit ndaj Donald Trump, kishte kërkuar gjithashtu informacione mbi Konventën Demokrate.

Sipas asaj që shkruan “New York Times”, ai kishte kërkuar foto të kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë dhe kishte kontrolluar datat e fjalimeve të tij, por kishte studiuar edhe të dhëna për angazhimet e presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Crooks më pas përdori telefonin e tij celular dhe pajisje të tjera për të kërkuar imazhet e Donald Trump dhe Joe Biden, si dhe të Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-ve, Merrick Garland, drejtorit të FBI-së, Christopher Wren, madje edhe një anëtari të familjes mbretërore britanike.

Historia e kërkimit tregon se njeriu që qëlloi ndaj Trumpit, ishte i interesuar për njerëz me ndikim dhe të rëndësishëm.

Megjithatë, ai nuk u frymëzua nga ndonjë model ideologjik i njohur, thotë raporti, i paraqitur nga disa zyrtarë të FBI-së në një seri informimesh të paraqitura në Kongres.

Kështu, i riu do të kishte kërkuar në internet datat e paraqitjeve publike të Trump dhe nominimet e Konventës Demokrate, të planifikuar për në Çikago në muajin gusht. Gjithashtu kishte të dhëna se i riu ishte i shqetësuar për gjendjen e tij mendore.

Ngjarja ndodhi më 13 korrik në një tubim të Trumpit në Butler, Pensilvani, ku ish-presidenti pësoi një plagë me armë zjarri në veshin e djathtë dhe u shtrua në spital për pak kohë.

Crooks, 20 vjeç, vrau një person që po shihte fjalimin e Trumpit dhe plagosi dy të tjerë që ishin në turmë përpara se të vritej nga Shërbimi Sekret Amerikan me snajper. FBI po heton incidentin si një atentat në tentativë dhe terrorizëm të mundshëm vendas.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë