Alvaro Morata rikthehet në Itali, por këtë herë jo me fanellën e Juventusit, por me atë të Milanit. Kapiteni që udhëhoqi Spanjën drejt triumfit të Kampionatit Evropian 2024, e ka konfirmuar vetë kalimin te Milani.
Atyre që e pyesin pse zgjodhi Milanin, Morata u përgjigjet. “E thjeshtë, arsyeja është besimi nga Zlatan, te ekipi, te trajneri. Mezi pres të filloj. Tani po shkoj me pushime sepse dua të jem me familjen time që më ka ndihmuar shumë, përndryshe do të stërvitesha nga nesër”.
Për bisedën e parë me Ibrën, Morata shpjegon se ishin gjëra të bukura.
“Gjëra pozitive. Unë gjithashtu e di që kam vitet më të mira të karrierës time përpara dhe dua të shkoj në një klub të madh si Milani”, tha 31-vjeçari, i cili do prezantohet zyrtarisht pasi kontrata 4 vjeçare të depozitohet në Federatë, me testet mjekësore që u kalua me sukses.
Marrëveshja me sulmuesin spanjoll është me pagë 5 milionë euro në sezon dhe pritet të zgjasë deri në verën e vitit 2028.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.