Ne rrjet

Itinerari i atentatorit të Trumpit 48 orë para sulmit, për 86 sekonda i pashqetësuar në çati deri sa qëlloi

Gazeta Si - Lëvizjet e dyshimta rreth qytetit Pittsburgh në Pensilvani të Thomas Mathew Crooks, 48 orë para se të qëllonte ndaj Donald Trump gjatë një mitingu të republikanëve, çuditërisht nuk i vërejti asnjë.

Itinerari ishte i thjeshtë dhe i saktë, ku vrasësi 20-vjeçar ka kryer gjithçka në kohë dhe me përpikmërinë e një ore zviceriane.

Qitja në poligon

Të premten, ai shkoi në një poligon ku ishte i regjistruar dhe bëri qitje me armë, raporton CNN. Të shtunën në mëngjes shkoi në një dyqan ku bleu një shkallë. Më pas ndaloi në një dyqan armësh, ku bleu 50 fishekë.

Prej andej udhëtoi me makinën e tij tip ”Hyundai Sonata” për rreth 1 orë në veri të vendit, duke u bashkuar me turmën e njerëzve që morën pjesë në tubimin elektoral të Donald Trump në Butler të Pensilvanisë.

Ai e parkoi automjetin jashtë zonës së tubimit, ku në bagazh kishte vendosur eksplozivë të lidhur me detonator që e mbante me vete.

Shkallët

Më pas, thonë hetuesit, përdori shkallën që kishte blerë për t’u ngjitur në çatinë e ndërtesës rreth 150 metra larg podiumit, ku fliste Trump, nga dhe hapi zjarr. I riu qëlloi disa herë me një gjysmë-pushkë automatike dhe një plumb e kapi në vesh ish-presidentin.

Një ish-shef i zjarrfikëses humbi jetën si pasojë e të shtënave, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur rëndë.

Pak sekonda më vonë, 20-vjeçari u ekzekutua nga snajperistët e Shërbimit Sekret. Arma që autori përdori ishte me leje e regjistruar në emër të babait të tij.

Përplasja mes federalëve dhe policisë lokale

Agjentët e Shërbimit Sekret të dërguar për të kryer hetimet në Butler në funksion të tubimit të Trump, vunë re menjëherë pikën më "të rrezikuar". Magazina e madhe “American Glass Research”, një strukturë pranë një parkingu nga i cili kishte një pamje të shkëlqyer të ngjarjes.

Agjentët e raportojnë në raport, shënojnë se është jashtë perimetrit dhe gjatë një takimi të një jave më parë me autoritetet e qarkut, bien dakord që do të duhet të kontrollohet. Për më tepër, do të jetë e nevojshme që të organizohet me një ekip adekuat gjatë tubimit. Por nga kush?

Këtu fillon përplasja fatale, mungesa e koordinimit që çon në katastrofë, mosmarrëveshja që bëhet çështje hetimi të brendshëm dhe lëndë djegëse për grindjet politike.

Sipas versionit federal, ata janë njerëzit e Njësisë së Shërbimit të Emergjencave të Pensilvanisë, një departament i dërguar në mbështetje me "specialistët" e tij, duke përfshirë njerëz të armatosur.

Nuk është kështu, përgjigjet policia lokale, na thanë që binte në juridiksionin e Shërbimit Sekret, duhet ishin ata që vinin nga jashtë për të  mbajtur pozicion.

Dhe sido që të jetë, në këto raste Uashingtoni “drejton shfaqjen”, sepse ka më shumë rëndësi. Debati formal i parë në dhjetëra filma dhe seriale televizive, është bërë një komplot, sa i rrezikshëm, aq edhe i rrëshqitshëm.

I pa shqetësuar për 86 sekonda!

Vrasësi Thomas Mathew Crooks, mbërriti me pushkën e tij, u ngjit në çati dhe vetëm atëherë të pranishmit e vunë re.

Ata ngritën alarmin duke ia treguar dy oficerëve (gjithmonë vendas) dhe e filmuan me celularë. "Ja ku është, është atje ...". Një sekuencë e shpejtë. Do të kalojnë 86 sekonda dhe vrasësi hap zjarr.

Një kronologji, megjithatë, e vënë vazhdimisht në pikëpyetje nga dëshmitë e reja: sipas një transmetuesi lokal, një oficer kishte vënë re qëndrimin e dyshimtë të një të riu (ishte Crooks) 26 minuta para sulmit dhe e kishte fotografuar gjithashtu.

Përballja me policin

Thuhet se një polic (lokal) u përpoq ta arrinte atë, por u tërhoq kur vrasësi i drejtoi armën. Ai me siguri mund të kishte bërë më shumë. Menjëherë pas kësaj, njëzet vjeçari filloi të qëllonte mbi Donald Trump dhe turmën, për t'u eliminuar vetëm nga të shtënat e një prej kundër-snajperëve të Shërbimit Sekret, i cili e pikasi atë me "optikën" e tyre.

Kalojnë disa minuta dhe një ekip agjentësh arrin në trupin e vrasësit, e kontrollon dhe gjen një tip telekomande.

Lënda plasëse

Hipoteza për t'u konfirmuar është se ai kishte për qëllim të aktivizonte një ngarkesë lënde plasëse të fshehur brenda makinës së tij.

Për momentin rreziku i pajisjes nuk është ende i qartë (gjithsej tre u gjetën), megjithatë hetuesit po vlerësojnë një mjet të përdorur tashmë nga terroristët profesionistë dhe qitësit masiv amerikanë: krijon një devijim, godet turmën, çorienton mbrojtjen.

Plumbat

Crooks, përveç planit të atentatit, kishte blerë rreth pesëdhjetë plumba në prag të sulmit. Një tjetër lëvizje e përsëritur e qitësve të përfshirë në masakra, edhe pse ata shpesh tentojnë të grumbullohen paraprakisht dhe me furnizime shumë më të mëdha.

Ai nuk zotëronte asnjë armë, por mori njërën nga pushkët e babait të tij. Kontrollet zbuluan se prindi kishte blerë rreth njëzet prej tyre, ndërsa djali, përveçse ishte i apasionuar pas gjuetisë, frekuentonte një zonë - klubin e sportistëve Clairton - tridhjetë minuta larg shtëpisë së tij në Bethel Park.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë