Keshilla

Si të vishesh për dasmë? Rregullat kanë ndryshuar në ditët e sotme dhe jo pak

Një grup i tërë rregullash tradicionale për atë se çfarë duhet ose nuk duhet të vesh një mysafir i dasmës konsiderohen tashmë të vjetruara. Të flasim për kapelet psh. Ishte koha ishte kur kapelet ishin pjesë e dasmave aq të ngulitura saqë "blerja e një kapeleje" ishte një mënyrë tjetër për të thënë se jeni të ftuar në një dasmë. Këto kohë situata ka ndryshuar duke u parë si xhest i guximshëm vendosja e kapeles

Rregulla të tjera kanë ndryshuar gjithashtu. Të visheshe me të bardha dikur konsiderohej as më shumë e as më pak sesa shpallje lufte ndaj nuses;

Tani çifti i lumtur ka raste që kërkon një kod veshjeje krejt të bardhë. Veshja e zezë dikur dukej zgjedhje e çuditshme një ose dy dekada më parë, por sot kjo ngjyrë  e ka turbulluar këtë kod

Një veshje e mrekullueshme martese është ajo që duket e bukur në pistën e vallëzimit me një fëmijë të vogël në prehër dhe jo një veshje që duket e mirë në një selfie

Por ka edhe më shumë. Ka qenë gjithmonë një rregull i pashprehur se nuk duhet të dukesh shumë seksi në dasmën e dikujt tjetër. Nusja është mbretëresha për ditën dhe të tërheqësh vëmendjen që është me të drejtë e saj është në fakt tradhti. Shoqërueset e nuses janë të veshura me nuancat e livandës që nuk i përshtaten absolutisht askujt për të neutralizuar bukurinë e tyre, dhe gratë e tjera të pranishme duhet të ndjekin shembullin e tyre. Por edhe kjo ka ndryshuar. Nusja moderne, e cila mund të ketë një ekip profesional që merren me flokët e saj dhe grimin si dhe dy ose tre veshje spektakolare për tu ndërruar, sinqerisht nuk do ndihet aq e shqetësuar që dikush tjetër do ta nxjerrë jashtë vëmendje në skenë me pak dekolte. Një nuse në ditët e sotme ka më shumë gjasa të zhgënjehet nëse ia prishni fotot duke dashur të bini në sy.

Një kod veshjeje, ose një modalitet që vendos estetikën të cilës të ftuarit pritet t'i përmbahen, është mjaft normale tani. Edhe nëse nuk ju jepen udhëzime të qarta, është mire të bëni një përpjekje për të kuptuar se si do të jetë atmosfera përreth.

Ndaj kushtojini vëmendje të dhënave që ju jepen për dasmën ku po merrni pjesë, në mënyrë që të luani rolin tuaj.

Por njëkohësisht ji i sjellshëm edhe me veten. Ju ftuan sepse ju duan, fiksojeni këtë gjë. Pra, vishuni për t'u gëzuar: vishni një fustan me të cilin mund të hani lirshëm dhe këpucë me të cilat mund të kërceni. Kjo është një ditë për të festuar dhe jo për të ‘thithur’ barkun. Pra, ji vetvetja. Kjo është gjithçka që vërtet duhet të dini. Të gjitha rregullat e tjera pastaj janë kapele e vjetër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë