Ngjarje

Protesta e opozitës, Policia e Shtetit bëhet blind rrethon kryeministrinë (Foto, video)

Nga Gazeta Si- Ndërsa protesta e opozitës pritet të nisë për një orë, forcat e policisë kanë rrethuar gjithë zonën para Kryeministrisë.

Mbi 1200 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.

Do të ketë edhe autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës.

Partia Demokratike ka thirrur protest kombëtare ditën e sotme në orën 20:00, ku prej ditësh, drejtues të partisë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e protestës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë