Politike

PD, Bylykbashi: Propozimi i PS për votën e diasporës truk, nuk e zgjidh problemin

Partia Demokratike reagoi përmes Oerd Bylykbashit lidhur me propozimin e PS-së për reformën zgjedhore, jo në një qëndrim zyrtar, por përmes një deklarate të shkëputur nga mediat

“Vota e emigrantëve vritet në parim duke kërkuar njësoj si më përpara që emigrantët të votojnë vetëm nëse kanë një adresë të ligjshme. Ata qindra mijëra emigrantë që kanë ikur vitet e fundit, që e vërteton edhe censusi i manipuluar, nuk do të kenë të drejtën e votës.

Ajo që ne kemi deklaruar është që të garantohet një sistem zgjedhor, nëpërmjet 5 qershorit, i cili jo vetëm hap listat e zgjedhësve ku garantohet dhe barazia e votës, por të bëhet në mënyrë që te ketë një proporcion të drejtë me vendimet e Kushtetueses.

Nëse do të kishim bërë një Reformë Zgjedhore konsensuale, do të kishim gjetur një formulë shumë më të mirë për të trajtuar edhe votën e emigrantëve.

Ajo që ka bërë PS është një truk i mëtejshëm për të mbajtur statuskuon siç  deklaroi Rama në dhjetor të 2023”, tha Bylykbashi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë