Politike

Drafti për zgjedhjet, Basha: PS sabotoi listat e hapura dhe votën e diasporës

Lulzim Basha nuk do të jetë një nga ata që do të votojë projektligjin e depozituar nga PS-ja për reformën zgjedhore. Përmes një njoftimi, ai nënvizon se, “sabotimi i listave të hapura dhe i votës së diasporës është kurorëzimi i një plani anti-demokratik kundër interesave të qytetarëve shqiptarë”.

“Dështimi i Reformës Zgjedhore, kishte pikerisht këtë qëllim, që shqiptarët të mos zgjidhnin me votën e tyre deputetët në parlament dhe që të pamundësohet vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Sot ne Kuvendin e Shqiperisë janë dy nisma, ajo për lista të hapura, Shqipëria një zonë zgjedhore dhe garantimi i votës së diasporës, të propozuar prej nesh, Demokratëve EuroAtlantikë, dhe propozimi i socialistëve që sërish i mban listat e mbyllura dhe u pamundëson shqiptarëve jashtë vendit të votojnë...”, shkruan ai ndër radhë


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë