Politike

S’ka konsensus me PD, PS depoziton projektligjin për zgjedhjet: Ndryshimi i herësit dhe vota e diasporës  

Partia Socialiste ka depozituar të hënën në Kuvend projektligjin për ndryshimet zgjedhore, që adreson vetëm reflektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, që janë detyrim për Kuvendin.

Projektligji është firmosur nga 7 deputetë të PS-së pjesë e grupit të punës për reformën zgjedhore.

Në projektligj përcaktohen modalitetet për mundësimin e votës së emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025.

Në draft përfshihet edhe formula për ndarjen e mandateve brenda partise/koalicionit.

Herësi sipas formulës së re nuk do të jetë më i madh se 7000 vota.

“Herësi i ndarjes së mandateve është numri që del nga pjesëtimi i numrit të votave të subjektit zgjedhor me numrin e mandateve të fituara nga subjekti përkatës sipas nenit 162 të këtij Kodi dhe pjesëtuar me 1.5. Në çdo rast, herësi i ndarjes së mandateve nuk mund të jetë më shumë se 7 000 vota.

Në rast se herësi i ndarjes së mandateve që përfitohet nga pjesëtimi si më lart është një numër me mbetje dhjetore, si herës merret numri i plotë më i afërt.” organizohet dhe administrohet nga KQZ-ja në të gjithë komponentët e tij, pasi Rregullatori të ketë miratuar të gjitha aktet nënligjore që kërkohen për votimin nga jashtë vendit, sipas këtij Kodi”, thuhet në draft.

Miratimi i projektligjit kërkon 84 vota. Deri tani, PS pa opozitën ka arritur në 82 vota.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë