Gazeta Si - Helikopterët e tipit "Black Hawk UH-60A+", fluturojnë për herë të parë me pilotë të trajnuar shqiptarë.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka ndarë pamje nga fluturimi i pilotëve shqiptarë me helikopterët e tipit Black Hawk UH-60A+.
Personeli i pilotëve të FA, tekikëve të bordit dhe atyre të mirëmbajtjes u certifikuan për kryerjen e detyrave në përfundim të fazës së parë të trajnimit nga instruktorët amerikanë të skuadrës SATMO.
8 pilotë dhe 8 specialistë mirëmbajtje janë kualifikuar në profilet teknik linje, motori, strukture, avionik etj.
Ekipi amerikan SATMO, sipas kontratës do të kryejë avancimin e aftësive të pilotëve në modulet transport trupash, fast-rope, bumbi bucket, vinç, IFR, dhe natën me NVG.
N/Kolonel Ervin Buzi, ka kryer avancimin operacional për të kryer transport trupash përfshirë këtu menaxhimin e emergjencave si dhe fluturimin me instrumenta në kushte të vështira meteorologjike.
Ndërsa Major Klajdi Tushe ka kaluar fazën e menaxhimit të emergjencave, fluturimit vizual dhe më pas do vazhdojë atë instrumental.
Dy helikopterët e parë UH-60 Black Hawk erdhën në Shqipëri në janar të këtij viti, si porosi e parë e vendit tonë, mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së SHBA.
Helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.