Arsim

Kërkojnë të ruajnë vendin e punës, sindikata kërkesa MAS: Mësuesit e sistemit para atyre të portalit

Nga Gazeta Si - Në kushtet kur ka rënie të vazhdueshme të numrit të nxënësve, sindikata e pavarur e arsimit ka ngritur një sërë kërkesash për ministrinë e arsimit.

Sipas sindikatës, këto kërkesa vijnë edhe për rritjen e cilësisë në arsim dhe ruajtjen e vendeve të punës të mësuesve në sistem.

Ndër kërkesat e mësuesve është dhe kërkesa që mësuesit që ngelen pa ngarkesë mësimore në fillim të vitit shkollor, të sistemohen në vendet që krijohen gjatë vitit shkollor (kur ka dalje në pension apo largim nga puna).

Mësuesit kërkojnë gjithashtu që të ulet norma e orëve e mësuesve që merren me provimet e lirimit dhe maturës shtetërore.

Duke pranuar edhe mosfunksionimin e SMIP, mësuesit kërkojnë që plotësimi i SMIP të vlerësohet si një orë mësimore në javë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë