Biznes

186 mijë vizitorë në Shqipëri gjatë prillit. 93% e tyre qëndruan në hotele

Nga Gazeta 'SI' -Në prill 2024, numri i vizitorëve në Shqipëri u rrit me 62% nga një vit më parë duke arritur në më shumë se 186 mijë në total. 70%  e këtyre vizitorëve ishin të huaj. Numri i net qëndrimeve u rrit me 56.3%, në më shumë se 390 mijë të raportuara.

INSTAT raporton se të huajt janë shtuar me 92% nga prilli shkuar dhe numri i net qëndrimeve të tyre me 80.3%, ndërsa vizitorët shqiptarë me 19.5% dhe numri i net qëndrimeve të tyre me 18%.

Shifrat tregojnë se të huajt kanë preferuar rajonin qendror të vendit dhe zonat jo-bregdetare të Shqipërisë. Të njëjtat tendenca janë edhe për shqiptarët. Vizitorët nga Kosova, Italia dhe Gjermania janë më të shumtë.

Hotelet dhe akomodimet e ngjashme mbeten të preferuarat për turistët në Shqipëri, për 93% të tyre, por vërehet një interes i shtuar edhe për hapësirat në natyrë.

Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 22.%, kundrejt 14% që ishte në muajin Prill 2023. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 25 %, nga 17% që ishte në muajin Prill 2023.

Normat neto të shfrytëzimit. të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë