Nga Gazeta 'SI' - Studentët e Mjekësisë kanë dërguar shtetin shqiptar në Strasburg për ligjin që i detyron ato të qëndrojnë me detyrim në Shqipëri.
“Rrugës për Strasburg.
Sot u dërgua padia nga studentët e mjekësisë kundër shtetit shqiptar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Ju patëm thënë që nuk dorëzohemi”, shkruan Dea Guri, një ndër aktivistet e protestës së studentëve të Mjekësisë.
LEXO EDHE:
- 3 vite punë në Shqipëri dhe jo 5. Qeveria ndryshon ligjin për studentët e mjekësisë
- Ndryshimi i ligjit, studentët e mjekësisë sërish kundër: Kemi përgatitur draft për në gjykatat ndërkombëtare
Pas protestave disa javore, studentët shënuan një fitore të vogël pasi Gjykata Kushtetuese urdhëroi ndryshimin e një pike në ligj, atë të punës me detyrim në Shqipëri.
Qeveria bëri ndryshimet e rekomanduara nga GJK dhe uli detyrimin e qëndrimit të studentëve nga 5 në 3 vite, por nuk u tërhoq tërësisht. Kjo u kundërshtua sërish nga studentët e universitetit të Mjekësisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.