Avokati Sokol Mëngjesi ka dalë nga gjendja e komës ditën e sotme, gjendje në të cilën ndodhej prej ditësh pasi u dhunua barbarisht nga disa persona.
Mëngjesi mësohet se ka reaguar mirë, ndërsa mjekët në spitalin ku ai ndodhet janë optimistë për përmirësimin e gjendjes së tij.
Avokati u transportua rreth një javë më parë nga spitali i Traumës me avion privat sanitar drejt një spitali në Athinë për mjekim të specializuar.
Mëngjesi ka marrë goditje me mjete të forta, doreza hekuri, në kokë dhe trup, të cilat i kanë shkaktuar hematoma të rënda.
Sipas rindërtimit të ngjarjes që ndodhi në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, 3 persona kanë kryer sulmin ndaj avokatit, një i ka pritur me makinë, ndërsa një i pestë është ndaluar si organizator i sulmit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.