Nga Gazeta ‘SI’ – Në prag të sezonit veror, Shqipëria ka lehtësuar procesin e rinovimit të pasaportës.
Sipas njoftimit të IdentiTek, kompanisë shtetërore të prodhimit të dokumentave biometrikë, çdo qytetar mund të aplikojë për rinovim në pikën më të afërt, pa pasur nevojën për të shkuar në gjendjen civile të vendlindjes.
Në raset e riaplikimit kur pasaporta ka skaduar, mjafton të blihet kuponi në një nga filialet e Postës Shqiptare dhe të paraqitet karta e identitetit dhe pasaporta e vjetër në një nga pikat e aplikimit që ndodhet më afër tyre, thotë kompania IdentiTek.
Kjo synon që të eleminojë burokracitë apo të thjeshtësojë dhe lehtësojë procesin e pajisjes me pasaportë për shtetasit shqiptarë, të cilëve u ka skaduar afati i përdorimit të pasaportave.
Thjeshtimi i procedurave vjen paralelisht me sezonin veror, që është zakonisht dhe sezoni me më shumë punë për këtë sektor, për shkak të rikthimit të emigrantëve.
Një vit më parë, qeveria krijoi kompaninë IdentiTek për krijimin e dokumentave biometrikë dhe hoqëi dorë nga koncesioni 15-vjeçar me Aleat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.