Votimi për zgjedhjet europarlamentare në vendet e Bashkimit Europian ka përfunduar. Në Greqi ka përfunuduar në porën 19:00 me orën lokale, ndërsa në Gjermani janë mbyllur kutitë e votimit në orën 18:00.
Në Francë pritet të përfundoj procesi i votimit të në orën 20:00. Projeksionet e para flasin për një rritje të forcave konservatore dhe partive të ekstremit të djathtë.
Sipas sondazheve të deritanishme, kryeson Partia Popullore Europiane (EPP) e cila sipas projeksioneve lë pas socialistët dhe demokratët. Liberalëve të Renew Europe u jepete vendi i tretë.
Ajo që bie në sy nga sondazhet paraprake është avantazhi në Austri i së djathtës ekstreme dhe kapërcimi në vend të dytë i AfD-së që lë pas SPD-në e Scholzit. Në vend të parë në Gjermani renditet CDU-ja. Ndërsa Greqi kryeson Neo-Demokracia, e ndjekur nga SYRIZA.
Holandezët votuan të enjten, më 6 qershor, kjo u pasua nga Irlanda më 7 qershor dhe më pas Letonia, Malta dhe Sllovakia më 8 qershor. Republika Çeke dhe Italia votuan për dy ditë: përkatësisht 7-8 dhe 8-9 qershor.
Mosha minimale e votimit ndryshon, por për shumicën e vendeve evropiane është 18 vjeç. Për herë të parë në Gjermani lejohen të votojnë edhe të miturit, pasi mosha e votimit të vendit për zgjedhjet evropiane është ulur nga 18 në 16 vjeç. Kjo ka rritur numrin e votuesve me të drejtë vote në Gjermani nga rreth 61.5 milionë në vitin 2019 në pak më pak se 65 milionë këtë vit.
Gjithsej janë rreth 720 anëtarë të Parlamentit Evropian (PE) do të zgjidhen mes mijëra kandidatëve.
Parlamenti Evropian është trupi i vetëm i Bashkimit Evropian që përfaqëson shtetasit e vendeve anëtare. Funksioni i tij primar përfshin negocimin e ligjeve të BE-së me anëtarë të qeverive, që përfaqësohen prej Këshillit Evropian. Parlamenti, po ashtu, miraton buxhetin e BE-së dhe voton për marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe për zgjerimin e bllokut evropian. Ky institucion ka përgjegjësi mbikëqyrëse, përfshirë fuqinë për të miratuar apo refuzuar emërimin e presidentit të Komisionit Evropian pozitë në të cilën është aktualisht Ursula von der Leyen e Gjermanisë dhe të komisionarëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.