Gazeta Si - Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lëëë në fuqi dënimin me burg përjetë të Redjan Rrajës, i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj nëntorin e vitit 2019.
Ndërkohë, për shokun e tij, Ariol Halilajn, gjykata la të paprekur vendimin për dënimin e tij me 35 vite burg.
Të dy personat akuzohen për atentantin e ndodhur pranë mbikalimit të Shkozetit në aksin Durrës-Tiranë, ku mbeti i plagosur prokurori i Durrsit Arjan Ndoja, aktualisht i shkarkuar nga vetting-u, pasagjeri tjetër Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut” dhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë pak ditë pas ngjarjes.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, të pandehur janë marë dhe Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Bledar Polovina, Amar alias Dritan Shkëmbi, Ramazan Rraja dhe Endrit Sinani, të cilët po gjykohen në një proces më vetë të ndarë nga Arjol Halilaj dhe Redjan Rraja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.