Ngjarje

‘Zgjidh shëndetin, jo duhanin’ / Dita botërore pa duhan, kombëtarja mesazh sensibilizimi

Nga Gazeta Si- Në Ditën Botërore Pa Duhan futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë realizuar një video për të sensibilizuar të rinjtë dhe jo vetëm për mospërdorimin e duhanit.

Futbollistët e Kombëtares japin mesazhet e tyre sensibilizuese nga qendra stërvitore në kryeqytet, ku po përgatiten për EURO 2024 duke i bërë apel të rinjve dhe jo vetëm, të mos e përdorin duhanin dhe të merren me sport.

Disa nga mesazhet që futbollistët japin janë: Zgjidh shëndetin, jo duhanin, Mos ndiz cigaren, ndiz shpresën, Jeta është më e bukur pa tym, Jeto më gjatë, lëre duhanin sot, Mos e lejo duhanin të të kontrollojë etj.

Çdo vit, më 31 maj Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe partnerët e saj organizojnë Ditën Botërore Pa Duhan, me qëllim ndërgjegjësimin nga rreziku që sjell përdorimi i duhanit, si dhe ndërmarrja e politikave efektive me qëllim uljen e përdorimit të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë