Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria është një ndër vendet më të papërgatitura për revolucionin e Inteligjencës Artificiale.
Sipas një grafiku të ndërtuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, infrastruktura digjitale në Shqipëri është sa 0.1% e PBB-së vendit, norma më e ulët në Europë, pas Bosnjë Hercegovinës.
Në indikatorët e tjerë, si integrimi i inovacionit apo rregullimi i fushës, Shqipëria vlerësohet mirë në raport me vendet e tjera. Edhe në treguesin e forcës punëtore dhe tregut të punës, vendi jonë ka perspektivë pozitive.
Në një blog të veçantë dedikuar Inteligjencës Artificiale, drejtuesja e FMN-së, Kristalina Georgieva, raportoi se në ekonomitë në zhvillim, ku bën pjesë dhe Shqipëria, Inteligjenca Artificiale do të prekë pothuajse 40% të vendeve të punës
“Shumë studime kanë parashikuar gjasat që vendet e punës të zëvendësohen nga IA. Megjithatë në shumë raste, IA ka të ngjarë të plotësojë punën e njerëzve. E para, pothuajse 40% e punësimit global është e ekspozuar ndaj IA. Historikisht, automatizimi dhe teknologjia e informacionit kanë tendencë të ndikojnë në detyrat rutinë, por një nga gjërat që e veçon IA është aftësia për të ndikuar në punë me aftësi të larta.
Si rezultat, ekonomitë e përparuara përballen me rreziqe më të mëdha nga IA, por edhe më shumë mundësi për të shfrytëzuar përfitimet e saj, krahasuar me tregjet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim. Në ekonomitë e përparuara, rreth 60% e vendeve të punës mund të ndikohen nga IA. Përafërsisht gjysma e punëve të ekspozuara mund të përfitojnë nga integrimi i IA, duke rritur produktivitetin”, analizon Georgieva.
FMN thekson në raport se IA ka nevojë për politika specifike rregullimi, nga trajnimi forcës punëtore tek investimet digjitale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.